Bëhuni optimistë, mendoni pozitivisht për Allahun dhe jetoni të lumtur❗

0
1499

💎 Besimtari me optimizmin dhe të menduarit e mirë për Zotin e tij, e di se Ai nuk ja ka ndaluar diçka, vetëm se për t’i dhënë diçka tjetër. Nuk e ka munduar, veçse për ta rehatuar, nuk e ka sprovuar, veçse për ta përzgjedhur.

🔸 Jeta është e shkurtër , prandaj mos e shkurto më shumë me brenga dhe pesimizëm!
Mos e mbaj Tokën mbi kokë, kur Zoti e ka vendosur nën këmbët e tua!
Mos ki frikë nga errësira, përderisa drita e Zotit është para teje!
Mos e turbullo jetën sot, duke menduar për atë që do të ndodhë nesër!
Mos i bëni rrugë pesimizmit për në shpirtrat tuaj, sepse do të dështoni dhe do të shkatërroheni!

🔷 Silleni ndërmend fjalën e të Madhërishmit:
‘‘Unë jam për robin tim, ashtu siç ai mendon për Mua! Nëse mendon pozitivisht për Mua, e ka për vete, e nëse mendon negativisht, përsëri e ka për vete’’

🔅 Dijeni se buzëqeshja dhe gëzimi i jetës u takon atyre që janë optimistë dhe jetojnë me shpresë❗️

Mirandi Shehaj