Behu i bute dhe largo vrazhdesine nga jeta jote.

0
1281

Butësia në vend të vrazhdësisë: Do të ishte më mirë për atë të tërhiqet nga vrazhdësia që të ngjall kuptimet e butësisë për të cilat nxiti Muhamedi salallahu alejhi ue selam në shumë raste ku ka thënë: “Butësia kur ekziston në ndonjë gjë vetëm se e zbukuron dhe nuk mungon nga një gjë vetëm se e shëmton”. Poashtu ka thënë: O Aishe Allahu është i butë dhe e do butësinë, dhe i jep butësisë atë që nuk i jep vrazhdësisë”.

Ajo që ngatërrohet shumë njerëzve në këtë drejtim ëshë paaftësia e dallimit mes rasteve të ndalimit të së keqes dhe gradave të saj, dhe mes rasteve të hulumtimit shkencor dhe rasteve të këshillimit: nuk jemi këtu që të bëjmë thirrje për mos këshillimin e kundërvajtësit ose mosndalimin e të keqes-nëse është e nevojshme- për më tepër nga thirrja për të heshtur nga gabimet e tyre dhe mosqarimi tek njerëzit, mirëpo ne thërrasim në urtësi dhe dhënien e çdo drejtimi të drejtën e saj, dhe urtësia siç ka thënë ibën kajimi është: “Veprimi i të duhurës, në mënyrë të duhur, në kohën e duhur”.

Ndaj behu i bute dhe sillu bute me njerezit dhe kjo do te bej nje njeri te mire dhe vepra e mire eshte shkak per te hyr ne Xhenet.

Butesia eshte nje virtyt i lart profetik dhe cilesi e gjithe profeteve ndaj behu i bute dhe sillu ne menyren me te mire.