Ligji i Zotit nënkupton që begatitë të fshihen në thellësitë e sprovave.
-Çlirimi nga brengat gjendet në thellësinë e tyre,
-triumfi në brendësinë e durimit dhe
-lehtësimi në atë të vështirësive.
Nëse shkaqet tokësore ndodh që të ndërpriten, ato qiellore të lidhjes me Allahun e Madhëruar nuk ndërpriten asnjëherë.
Reflekto!
Junusit alejhis-selam i erdhi lehtësimi pasi qëndroi në barkun e balenës, i ngërthyer nga brengat e vështirësitë!
Ibrahimit alejhis-selam i erdhi lehtësimi pasi u lëshua drejt zjarrit!
Musës alejhis-selam pasi u hap deti dhe hamendësuan se ushtria e Faraonit duke qenë në ndjekje të tyre, do t’i arrinte!
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi ishte në shpellë me Ebu Bekrin radijAllahu anhu dhe armiku ishte aq pranë sa Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: “O i Dërguari Allahut! Nëse ndonjëri prej tyre do ta hedhë shikimin nën këmbë, do të na shohë.”
“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi.”
Shejh Ebu Islam (Allahu e mëshiroftë!)
Unejs Sheme