Begatia e femijeve dhe e prinderve

0
1156

Në fjalën e Allahut ku Ai thotë:
(Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve) është një shenjë se Allahu e furnizon prindin për shkak të fëmijës dhe furnizon fëmijën për shkak të prindit, si mëshirë prej Allahut ndaj të dyve, në mënyrë të ndersjelltë, si shembulli i asaj që permendet tek surja Kef’ tek pasuria e dy jetimëve ku Allahu thotë: (Babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshire e Zotit tënd (ndaj tyre).

Allahu e ruan fëmijen për shkak të mirësisë së prindit të tij, por nuk e humb fëmijën nëse prindi është i humbur.

Allahu thotë: (Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit.)

Prandaj Allahu thotë: (Secili njeri është peng i veprave të veta, perveç të djathtëve.)

Kjo është e vërtetë në dunja dhe ahiret.

Prandaj i bashkangjitet fëmija prindit të tij në miresi dhe në ahiret nëse ata të dy janë prej besimtarëve, por nuk i bashkangjitet atij në të keqe, ndërsa shpërblimi i tij është sipas punës që vepron.

Allahu thotë: (E ata që vetë besuan, e edhe pasardhesit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojnë nga veprat e tyre( prinderve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.