Bamirësia, mundësi për të mbuluar gabimet dhe për të fituar zemrat e të tjerëve.

0
492

Bamirësia, mundësi për të mbuluar gabimet dhe për të fituar zemrat e të tjerëve.
T’u bësh mirë të tjerëve është veprim i lartë moral, të cilin e ka lavdëruar Allahu dhe profeti i Tij Muhamedi -alejhi selam- dhe kanë nxitur për të.
Shpërblimi i këtij veprimi shihet që në këtë botë duke përmirësuar imazhin e njeriut, sepse ai duke i ndihmuar të tjerët, ata do t’ia mbajnë mend të mirën dhe do t’ia harrojnë të keqen, si dhe do të bëhet shkak që ata ta duan atë duke u shndërruar në miq të tij, sepse njerëzit në natyrën e tyre anojnë nga ata që kanë treguar mëshirë ndaj tyre dhe i kanë përkrahur ata.

Njerëzit e mençur, ia kanë njohur rëndësinë këtij veprimi dhe për atë kanë lënë shprehje dhe citate të bukura për të ilustruar atë.
Ndër të tjera janë edhe këto vargje të një poeti të vjetër i cili ka thënë:

Mbulohu me bujari,
për çdo gabim të vepruar!
Sa e sa gabime,
bujaria i ka mbuluar!
Ndërsa një tjetër ka thënë:

Bëju mirë njerëzve,
zemrat ua ke fituar!
Sa herë prej mirësisë,
njeriu është robëruar!

Shkëputur nga libri “Thirrja për te Allahu në Vende të Ndryshme”
Dr. Abdullah Nabolli