Nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se
i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:
“Vërtetë, nuk ka gjë e cila ju afron me Xhennetin, veçse ju kam urdhëruar për të.
Nuk ka çdo gjë e cila ju afron me Zjarrin, veçse ju kam ndaluar prej saj.
Vërtet, Shpirti i Shenjtë (Xhebraili) më ka frymëzuar në zemrën time se:
“Askush nuk mund të vdesë derisa të marrë të plotë rrizkun e tij, prandaj kini frikën Allahun (mos veproni çfarë ka ndaluar Allahu)!
Kërkojeni rrizkun në mënyrën më të mirë (në hallall, në bindje ndaj Allahut, me butësi).
Mos t’ju shtyjë juve vonimi i rrizkut (ajo që i duket njeriut si vonim i rrizkut) që ta kërkoni atë në haram, në rrugë të ndaluara, në kundërshtim ndaj Allahut.
Mirësitë e Allahut arrihen vetëm nëpërmjet bindjes dhe nënshtrimit ndaj Tij (duke vepruar çfarë na ka urdhëruar dhe duke ju larguar nga çfarë na ka ndaluar).”
es Silsiletu es Sahiha, 2866.