Allahu kur jep të mahnit!

0
496

Allahu kur jep të mahnit!

Kur të vjen ndihma e Allahut?

Ajo vjen në momentin që ti ke nevojë më tepër se kurrë.

Të vjen si një dhuratë e madhe e cila nuk të ka shkuar në mendje.

A mos valle e dinte profeti Musa alejhi selam se me një të rënë shkopi do ti hapej deti!

Po profeti Isa alejhi selam, a kishte menduar se Allahu do ta ngjiste në qiell!

Çdo vështirësi e zgjidh Allahu në kohën e duhur, në mënyrë të atillë saqë të le pa mend!

Për ty kërkohet që të mendosh mirë për Zotin tënd, dhe dije se Ai s’ka për të braktisur kurrë.

Zejdi Bardhoshi