Allahu i do bamirësit

0
631

…”të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.

– “Allahu i do bamirësit” – Bamirësia është dy llojesh: bamirësi në adhurimin ndaj Krijuesit dhe bamirësi ndaj krijesave. Bamirësia në adhurim është shpjeguar nga Profeti (a.s.) në një hadith të saktë, që thotë: “Bamirësia në adhurim është: Ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë. Nëse nuk e sheh Atë, Ai pa dyshim që të sheh ty”. Ndërsa bamirësia ndaj krijesave bëhet duke u dhuruar atyre të mira, që kanë të bëjnë me fenë dhe dynjanë, dhe përpjekja për largimin e të këqijave prej tyre, qoftë në aspektin e fesë, qoftë në atë të dynjasë.

Kështu, koncepti i bamirësisë ndaj krijesave është tepër i gjerë, ku futen shumë fjalë dhe vepra, si për shembull: t’i urdhërosh për vepra të mira dhe t’i ndalosh nga veprat e këqija, t’u mësosh se çfarë është e mira dhe të largosh prej tyre injorancën, t’i përkujtosh vazhdimisht dhe t’i përmendësh nga pakujdesia, që aq shpesh i kaplon; t’i këshillosh ata vazhdimisht, qoftë njerëzit e thjeshtë, qoftë ata me pozitë; të përpiqesh të bashkosh radhët e tyre, ta shpërndash sadakanë dhe zekatin atje ku nevojitet, të shpenzosh në dobi të tyre çfarëdolloj të mire, sado e vogël qoftë ajo, apo edhe sikur thjesht të mos i dëmtosh dhe të largosh të këqijat prej tyre, qofshin ato fjalë apo vepra.

Madje edhe të tregohesh i durueshëm ndaj injorancës dhe ashpërsisë së krijesave, është bamirësi ndaj tyre, dhe kjo shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar të devotshmit në këtë ajet. Kush i ka të tilla cilësi, e ka respektuar dhe plotësuar të drejtën e Allahut dhe të drejtat e krijesave ndaj tij. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë se të devotshmit i kërkojnë falje vazhdimisht Allahut të Lartësuar për gabimet dhe mangësitë e tyre:
Burimi: Tefsiri i Sa’dit,
Surja ‘Ali Imran, 134

Përkthyer nga Hoxhë Uthman Agolli