A prishte namazin nese kalon dikush para teje cfare duhet te bej?

0
1260

Namazfalësi e ka për detyrë ta pengojë atë që dëshiron t’i kalojë përpara

Atij që falet në drejtim të sutres nuk i lejohet ta  lejojë  askënd të  kalojë  para tij,  për  shkak të hadithit të lartcekur:  “Dhe mos e lë  askënd të kalojë  para teje…”

Dhe hadithit:  “Kur ndonjëri prej  jush  falet  drejt  ndonjë  gjësendi  që është sutre (pengesë) mes tij dhe njerëzve dhe dikush dëshiron të kalojë para tij, a tëherë ai  duhet ta ndaloje  atë   dhe  le  ta  zmbrapsë  aq  sa mundet.”   Ndërsa,   në   një   transmetim   tjetër qëndron: “Le ta pengojë (ndalë) a të dy herë.  E nëse ai   këmbëngulë  të  kalojë,  atëherë le  ta largoje  (d.m .th.  ta  shtyjë  fuqishëm ),  sepse ai është shejtan.”

Ecja përpara për ta penguar kalimin

Ai  që është duke u falur (në drejtim të sutres) i  lejohet të  ecë një hap përpara apo më shumë, në mënyrë që ta pengojë nga kalimi përpara atë që nuk është i ngarkuar me obligime fetare, si: kafsha, apo fëmija, në mënyrë që ai t’i  kalojë  pas shpine.

Çfarë e ndërpret namazin

Prej rëndësisë së sutres në namaz është se ajo bëhet pengesë mes atij  që falet drejt saj  dhe prishjes së  namazit së  tij,  nëse  dikush  i   kalon përpara. Ndryshe nga ai që nuk falet në drejtim të saj, namazi  i tij ndërpritet kur përpara i kalon gruaja e pjekur, gomari dhe qeni i zi.

Shkeputur nga libri:”Forma e namazit”
MUHAMED NASIRUDDIN EL-ALBANI