A pranohet falja e namazit pa suter?

0
360

Sa duhet të jetë e lartë sutreja

Është detyrë që sutreja të jetë e ngritur mbi sipërfaqen e tokës aq sa lartësia e një apo dy pëllëmbëve, për shkak të fjalës së tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):“Kur ndonjëri prej jush vendosë pa ra vetes diçka sa fundi i sha lës (së devesë), a tëherë le të falet dhe të mos breng oset për çfa rëdo që ka lon pra pa saj.” Imam Albani:”Në hadith jepet shenjë se bërja e vijës në tokë (si sutre) nuk mjafton.Hadithi që përcillet për këtë është i dobët.”

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë): “Them: “Nga kjo na bëhet e qartë se ajo çfarë veprojnë njerëzit në të gjitha xhamitë që i kam parë në Siri dhe vende tjera, pra duke u falur në mes të xhamisë, larg murit apo shtyllave, s’është gjë tjetër përveçse shkujdesje ndaj urdhrit dhe veprës së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”

Ai i drejtohet në mënyrë direkte sutres, ngaqë kjo është ajo çfarë dukshëm kuptohet nga urdhri për t’u falur në drejtim të saj. Ndërsa, të lëvizësh (pak) nga ana e djathtë apo e majtë e sutres, në mënyrë që të mos falesh direkt drejt saj, është një gjë që nuk saktësohet në hadithe.

Lejohet falja e namazit në drejtim të shkopit të ngulitur në tokë apo në drejtim të diçkaje të ngjashëm me të. Po ashtu, lejohet falja në drejtim të pemës, shtyllës, gruas që është shtrirë në shtrat, duke qenë nën mbulojë, dhe po ashtu në drejtim të kafshës, edhe nëse është deve.

Shkeputur nga libri:”Forma e namazit”
MUHAMED NASIRUDDIN EL-ALBANI