A mund të kërkojmë shpëtim prej të vdekurve apo prej atyre që nuk janë prezent?

0
528

Pyetja e 7-të: A mund të kërkojmë shpëtim prej të vdekurve apo prej atyre që nuk janë prezent?

Përgjigjja: Jo, kurrsesi nuk lejohet kërkimi i shpëtimit prej tyre. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَالَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَا يَخْلُقُونَ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ  وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ [النحل: 20-21]

{(Le ta dinë) ata që lusin të tjerë përveç Allahut, se ata (që u luten) nuk mund të krijojnë asgjë, e madje ata vetë janë të krijuar. Janë të vdekur dhe jo të gjallë, dhe as që e dinë se kur do të  ringjallen.} (en-Nahl:20-21)

Gjithashtu Ai ka thënë:

﴿إِذْ تَسْتَغِيثُون رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ ﴾ [الأنفال: 9]

{(Kujtojeni) kur ju i kërkuat shpëtim Zotit tuaj dhe Ai ju përgjigj juve…} (el-Enfal:9) Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi  i Allahut qofshin mbi të! – lutej duke thënë:

«ياحي ياقيوم برحمتك استغيث »

«O i Gjallë e i Përjetshëm, në mëshirën Tënde kërkoj shpëtim!» (Tirmidhiu: Hasen)

Marrë nga Libri: Mesojeakiden tende nga Kurani dhe Suneti
Me autor: Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani