A mund ta fal namazin me kepuce apo sandale?

0
1960

Falja e namazit me këpucë (sandale/nallane)

I lejohet të falet këmbëzbathur, ashtu siç i lejohet të falet me këpucë apo sandale/nallane (fjala është për ato vende ku nuk ka shtroja, sh. p.)

Është më mirë që herë të falet kështu, e herë ashtu, varësisht nga ajo që është më e lehtë për të.

Pra, ai nuk e mundon veten që t’i mbathë apo t’i zbathë ato për të falur namaz.

Përkundrazi, nëse është këmbëzbathur, falet në atë gjendje e nëse është me këpucë (sandale/nallane) falet në atë gjendje, përveç nëse shfaqet diçka që ia detyron të kundërtën.

Nëse i zbath ato, nuk i vë në anën e tij të djathtë, por i vë në anën e tij të majtë, nëse askush nuk është duke u falur në atë anë, e nëse është dikush, atëherë i vë mes këmbëve.1 Për këtë saktësohet urdhri i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë): “Them: “Në këtë ka një aludim të tërthortë që ai të mos i vendosë ato para vetes. Dhe kjo është një edukatë, të cilën e kanë lënë anash shumica e atyre që falen; i sheh se si falen në drejtim të këpucëve të tyre.”

Shkeputur nga libri:”Forma e namazit”
MUHAMED NASIRUDDIN EL-ALBANI