Pyetje: Selam alejkum. Një shok i imi është mjeshtër dhe punon punë të ndryshme ndërtimtarie, unë nuk merrem me këtë punë, por shpesh i gjej punë në vende të ndryshme dhe pyetja ime është a më lejohet që të t’i marr atij ndonjë përqindje nga fitimi i tij apo ndonjë shumë për punë që ia kam gjetur, sepse po të mos isha unë ai nuk do ta kishte gjetur atë punë.
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ue alejkum selam! Vëlla i nderuar, lejohet me një rënie dakord përpara dhe muhabetet të sqarohen e të shkoqiten, të mos i lihen pastaj dëshirave.
Ky akt konsiderohet lloj prej llojeve të lejuara të sherikes (ortakërisë) në Islam. Allahu e di më së miri.Burimijetes