A mbahet zi ne islam apo te besh kafe pa sheqer kur ndodh nje vaki?

0
1178

Kur vdes dikush tek ne dhe vijnë njerëz, kafen ua bëjnë pa sheqer dhe veprime të tjera, si është gjykimi?

Këto nuk janë prej Islamit, por janë veprime që njerëzit i kanë trashëguar prej jobesimtarëve.

Kjo është sikurse mbajtja e zisë. Dhe besimtari nuk mban zi dhe nuk lejohet mbajtja zi për të humb pjestar te familjes, apo veshja me rroba të zeza, mosbërja e bakllavës për festën e Bajramit e të tilla.

Myslimani mërzitet kur nje i aferm humb jeten, por nuk mban zi. Ai duhet të lutet që Allahu ta falë dhe ta mëshirojë ate dhe te jap lemosh per te.

Jeta vazhdon. Çështja është edhe më e rrezikshme kur njerëzit e konsiderojnë si pjesë të fesë mbajtjen e zisë.

Lejohet të qahet për të veç me lot, por pa zë. Nuk lejohet as me zemër e as me gjuhë në raste vdekjesh ta kundërshtosh Caktimin e Allahut duke thënë: “Pse më sprovoi Allahu kështu, pse veç mua?”

Ai duhet te bëj durim ndaj Caktimit të Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku