A mbahen thonjte e gjate dhe me manikyr?

0
420

Ka thënë sahabiu i nderuar Enes bin Malik -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-:
“Na e përcaktoi i dërguari i Allahut për shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjëve, rruajtjen e qimeve tek organi gjenital dhe heqjen e qimeve të sqetullave, që të mos i lëmë më shumë se dyzet ditë”.
Hadithin e ka saktësuar imam Albani -Allahu e mëshiroftë-.

Në këtë hadith hynë meshkujt edhe femrat, përveç shkurtimit të mustaqeve që është i veçantë për meshkujt.
Këtu duhet të tërheqim vërejtjen disa motrave muslimane që i lyejnë thonjtë me maniqyr.
Nëse gruaja muslimane i ka thonjtë me maniqyr, atëherë kur ajo merr abdest duhet ta largoj maniqyrin nga thonjtë e saj sepse maniqyri e pengon ujin të depërtoj tek thonjtë dhe kështu abdesi nuk është i saktë, e po ashtu nëse falet namazi nuk është i saktë dhe nuk i quhet.

Brulind Callari