A lejohet ti vendos fëmijës nuska, hajmali për ta ruajtur nga syri, magjia dhe të këqijat?

0
843

A lejohet ti vendos fëmijës nuska, hajmali për ta ruajtur nga syri, magjia dhe të këqijat?

Pergjigje:Nuskat të cilat bëhen me shkrime të pakuptimta ose vizatime, ose në çdo lloj forme të pakuptimtë, ose hajmalitë të ndryshme, si fijet që vihen në dorë, varse që varen në qafë janë të ndaluara rreptësisht dhe janë prej idhujtarisë.

Shkatërrojnë besimin dhe janë shkak për ta shtuar të keqen që i frikësohesh.

Sa për nuskat që bëhen me sure nga Kurani apo me ajete, ose vendosja e Kuranit në shtëpi ose makinë, ose panoramat që kanë të shkruar suren Felek dhe Nas, me besimin se keto jane shkak per tu mbrojtur nga te keqijat, gjithashtu eshte e ndaluar, sepse ska argument te sakte qe tregon per veprimin e tyre.
Ato që bëjnë dobi për tu ruajtur nga çdo e keqe janë leximi i lutjeve të ndryshme profetike, si lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, gjithashtu leximi dhe dëgjimi i Kuranit.

Dr. Junuz Telezi