A lejohet ti fal 4 rekate sunet të Drekës të gjitha bashkë?

0
481

Pyetje: Selam alejkum! A lejohet ti fal 4 rekate sunet të Drekës apo të ndonjë namazi tjetër, të gjitha bashkë dhe jo të ndara dy e nga dy siç bëjmë zakonisht?

Përgjigja: Alejkum selam. Namazet nafile apo sunet gjatë ditës apo natës janë dy e nga dy siç ka ardhur në hadithin e Ibn Umerit se Profeti -alejhi selam ka thënë: “Namazi i natës dhe i ditës është dy nga dy” e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe etj dhe e saktëson shejh Albani.
Mirëpo vet Ibn Umeri radiallahu anhu është transmetuar se falte gjatë ditës edhe katër nga katër siç e ka përcjellë Ibn Ebij Shejbe me zinxhir të saktë, çfarë do të thotë se lejohet edhe falja me nga katër rekate.
Madje në një hadith ka ardhur si veprim profetik siç tregon Ali bin Ebu Talib radiallahu anhu:
“Profeti falte para Drekes 4 rekate dhe jepte selam në rekatin e fundit” E transmeton Nesai dhe e saktëson shejh Albani
Profeti alejhi selam sipas këtij versoni me shumë mundësi i ka falur këto katër rekate siç e falim namazin farz te Drekes me dy tehijate ,sepse hadithi i Aliut radiallahu anhu ka një shtesë ku thuhet:
“Profeti alejhi selam falte para Dreke katër rekate dhe pas saj dy rekate dhe para ikindie katër rekate duke i ndarë mes tyre me selam melaikeve të afërt, profetëve dhe atyre që i ndjekin prej besimtarëve” E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesai dhe e saktëson shejh Albani
Fjala e tij: [duke i ndarë mes tyre me selam melaikeve të afërt, profetëve dhe atyre që i ndjekin prej besimtarëve] ka për qëllim tehijatin e parë dhe jo selamin e mbarimit të namazit sepse tehijati është ai i cili përmban selam për melaiket, profetë dhe besimtarët
Kjo fetva është fetvaja e shejh Albanit e përmendur në librin Es-Silsile Es-Sahiha 1/477

Dr. Abdullah Nabolli