A lejohet mallkimi ose sharja e semundjes?!

0
479

A lejohet mallkimi ose sharja e semundjes?!

Nuk lejohet te mallkohet ose te shahet semundja!

Profeti alejhi selam ka ndaluar te shahet semundja, sic eshte transmetuar ne hadithin Umu Saib!

Njehere, Profeti alejhi selam, vizitoi Umu Saib, e cila ishte semure dhe po dridhesh nga ethet, i tha cfare ke, pse dridhesh? Umu Saib thote : Per shkak te temperatures se larte, Allahu mos dhente te mira tek ajo, (u shfaroste), i thote Profeti alejhi selam : Mos e shaj temperaturen e larte, ethet, sepse ajo eshte shkak per pastrimin e birit te Ademit prej gjynaheve sic pastrohen pislleqet e hekurit nga zjarri! Sahihu Muslim.

Ne baze ketij hadithi perfitohet qe cdo semundje nuk mallkohet dhe as shahet!

Detyre eshte lutja e Allahut per sherim, dhe durimi!

Dr. Junus Telezi