A ka idhujtari në këtë kohë?

0
1045

Pyetja e 3-të: A ka idhujtari në këtë kohë?

Përgjigjja: Po, sigurisht që bëhet dhe argumenti për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar i Cili ka thënë:
﴿وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ﴾ [يوسف: 106]
{Dhe se shumica e tyre (njerëzve në botë) nuk e besojnë ndryshe Allahun, por veçse duke qenë idhujtarë!}(Jusuf:106)
Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:
« لاتقوم الساعة حتى تلحق قبائل من أمتي بالمشركين وحتى تعبد الأوثان »

{Nuk do të ndodhë Kijameti, derisa disa prej fiseve të Umetit (popullit( tim të bashkohen me idhujtarët dhe derisa të adhurojnë idhujt!} )Tirmidhiu: Sahih

Marrë nga libri:
“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani