Pluhuri i xhenetit është prej miskut.
Guralecët e xhenetit janë margaritarë.
Ndërtesat janë të ndërtuara një tullë prej floriri e një tullë prej argjendi.
Ka lumenj prej mjalti, lumenj prej qumështi, lumenj me ujë të shijshëm, lumenj me verë e cila nuk deh e prej të cilës nuk ka kokëdhembje.
Pija në xhenet është më e ëmbël sesa mjalti, aroma e saj është më e mirë sesa misku.
Frutat e xhenetit kurrë nuk ndërpriten.
Shërbëtoret e xhenetit janë djelmosha që kush i sheh nga larg i duket se sheh margaritarë.
Aty ka çfarë shpirti do dhe ka çfarë e kënaqë syrin.
L. Perçuku