A eshte dita e marte dite e keqe?

0
2737

Pyetje: Dua ta di se a është dita e martë ditë e keqe? Disa thonë, e sidomos gratë, se unë kur kam dalë prej shtëpisë me familjen e jam nisur për në SHBA ka qenë ditë e martë dhe për këtë tani po më thonë se nuk do të kem fat. A duhet të vendosim diçka në këtë ditë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ka ndaluar Profeti -salallahu alejhi ue selem- çdo lloj supersticioni, falli, besëtytnie si këto; s’kanë të bëjnë me fenë, janë besime me origjine pagane. Allahu e di më së miri.Burimijetes