A e di kuptimin e kësaj lutjeje te bukur?

0
1639

Shejh Hasen Bukharij (Allahu e ruajttë!): Prej lutjeve më gjithpërfshirëse është “O Zoti ynë! Na jep të mira në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër si dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”

A e di kuptimin e kësaj lutjeje?

Kush janë të mirat në jetën e kësaj bote?

Të mirat e kësaj bote përfshijnë çdo lumturi që të vjen në çdo aspekt të jetës.

Tek ‘të mirat’ hynë gruaja e mirë, fëmijët e mirë, furnizimi (ushqimi) i lejuar (hallall), shtëpia e gjerë, tregtia e begatë etj.

Kur thua “O Zoti ynë! Na jep të mira në jetën e kësaj bote” ti po kërkon nga Allahu çdo mirësi dhe lumturi që synon. Kurse Allahu është i ditur për ty dhe për qëllimin/synimin tënd në lutjen tënde.

Ndërsa fjala jote “(na jep të mira) dhe në botën tjetër” është shpëtimi nga zjarri, nga dënimi, falja e mëkateve, hyrja në xhenete, shoqëria me Mustafanë (Profetin) sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me profetët, më dëshmorët dhe njerëzit vepërmirë. Dhe sa shoqëri e mirë janë ata. Këto janë të mirat e botës tjetër.

Unejs Sheme