A duhet te marrës mes`h ne muajin e veres?

0
291

Pyetje:
Shpesh shoh adhurues që fshijnë mbi çorapet e veta [u japin mes’h] kur marrin abdes, madje edhe gjatë verës. Shpresoj që mund ta shpjegoni deri në çfarë mase kjo është e lejueshme.
Cila është më mirë për atë që nuk udhëton: të marrë abdes, duke larë këmbët, apo t’u japë mes’h?
Ju lutem, kini parasysh që ata, të cilët u japin mes’h çorapeve, nuk kanë arsyetim.
E gjithë çfarë thonë është se ka argument që e lejon këtë.

Përgjigje:
Lavdërimi i takon Allahut! Bekimet dhe paqja qofshin mbi të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem.
Domethënia e përgjithshme e haditheve të vërteta lidhur me të qenët e lejueshme t’u japim mes’h mesteve të lëkurës apo çorapeve tregon që kjo është e lejueshme, qoftë në dimër apo në verë.
Nuk di për ndonjë dëshmi që tregon se kjo është e lejueshme vetëm në dimër.
Por, nuk është e lejueshme t’u jepet mes’h çorapeve, etj., po qe se nuk plotësohen kushtet e vendosura nga sheriati, siç është kushti që çorapet ta mbulojnë pjesën e cila lahet gjatë abdesit, që ato të jenë të mbathura kur personi ka abdes, si dhe t’i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së lejueshmërisë së kësaj, që është një ditë e një natë për atë që nuk udhëton dhe tre ditë e tre net për udhëtarin, duke filluar nga hera e parë që personi u jep mes’h, pas prishjes së abdesit, sipas opinionit më të saktë nga dy opinionet të dijetarëve.
Dhe, Allahu është burim i forcës.

Autorë: Imam Bin Bazi
Burimi: Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneui’eh
të Shejh ibn Baz 10/113
Mirandi Shehaj