Shejkh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Shumë nga njerëzit e thjeshtë i japin fetva njëri-tjetrit për gjëra që nuk i dinë.
Thonë: ‘kjo është e lejuar’, ‘kjo është e ndaluar’, ‘kjo është obligim’, ‘kjo nuk është obligim’, pa ditur asgjë rreth asaj çështje.
A nuk e dinë se Allahu i Madhëruar do t’i marrë në pyetje në Ditën e Kijametit për këto që kanë thënë?
A nuk e dinë se nëse e devijojnë një person duke ja lejuar atij atë që ja ka ndaluar Allahu, ose duke ja ndaluar atë që ja ka lejuar Allahu, kanë bërë gjynah dhe marrin gjynah edhe për veprën që bën ai që i kanë dhënë fetva?
Kitabul Ilm, 76.