Dijetari i nderuar Shejh Sulejman Er-Ruhajli (Allahu e ruajtë!) thotë:
“Nëse virusi Corona është zbuluar në ndonjë zonë, apo shteti e ndalon grumbullimin e njerëzve, lejohet pezullimi i xhumasë dhe namazit me xhemat.
Lehtësohet dispozita për njerëzit, në mënyrë që të falen në shtëpi. Le të falen me xhemat bashkë me familjarët e tyre.
Kjo situatë është më e vështirë sesa balta apo shiu, të cilat janë arsye për mos prezantimin në xhuma apo xhemat.
Sa u përket atyre që janë të infektuar, apo ata që dyshohen si të tillë, është haram për ta prezantimi në xhuma apo xhemat. Allahu i ruajt të gjithë!
Fatjon Isufi