A doni t’ju tregoj për gratë e Xhenetit?

0
810

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Gruaja nuk e gjen ëmbëlsinë e besimit, derisa ta zbatojë të drejtën e burrit të saj.”
(Sahih Et-Tergib, 1939)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha një sahabijes: “A je e martuar?” “Po” – i tha ajo. “Si sillesh me burrin tënd?” Ajo tha: “Aq sa kam mundësi, nuk tregohem e shkujdesur në bindjen ndaj tij.” Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Shiko mirë se si sillesh me të, sepse ai është Xheneti dhe Zjarri yt!”
(Sahih Et-Tergib, 1933)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “A doni t’ju tregoj për gratë tuaja në Xhenet? Çdo grua shumë e dashur, e që bën shumë fëmijë. Nëse ajo zemërohet, apo i bëhet keq, apo burri i saj zemërohet me të, i thotë: “Kjo është dora ime mbi dorën tënde! Nuk mund të vë gjumë në sy, derisa të jesh i kënaqur me mua!”
(Sahih Et-Tergib, 1941)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Allahu nuk e shikon gruan që nuk është mirënjohëse ndaj burrit të saj, edhe pse, njëkohësisht, ajo s’mund të pavarësohet prej tij.”
(Es-Sahiha, 1/581)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Sikur ta urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do ta urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj.”
(Sahih Et-Tergib)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Gruaja nuk e përmbush të drejtën e Allahut të Madhërishëm derisa t’i përmbush të gjitha të drejtat e burrit të saj.”
(Sahih Et-Tergib, 1943)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Dy vetave, namazi nuk iu ngrihet mbi kokat e tyre (nuk iu ngrihet lartë tek Allahu)” dhe në mesin e tyre e përmendi edhe: “Gruas e cila është e pabindur ndaj burrit, derisa t’i kthehet bindjes ndaj tij.”
(Sahih Et-Tergib, 1948)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku