A bën që emrin e vajzës ta vendos me shkronja nga emrat e femijeve te tjere?

0
191

Pyetje: A bën që emrin e vajzës time ta nxjerr nga emrat e djemve të mi duke marrë nga secili prej tyre disa shkronja dhe të dalë një emër femëror?
Përgjigje: Nuk ta këshilloj, sepse ashtu i ke nxjerrë një emër pa kuptim.
Emrat shpesh ndikojnë në formimin e karakterit të njeriut. Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thoshte:

Shumica e njerëzve të prishur kanë emra që u përshtaten gjendjes së tyre dhe shumica e njerëzve të ndershëm kanë emra që u përshtaten gjendjes së tyre.
Prandaj lëre atë emër pakuptim sepse kam frike se kjo gjë mund te ndikojë te karakteri i saj për të qenë e panjohur si emri që i ke zgjedhur dhe gjeji një emër me kuptim të mirë qe ta ketë gjithë jetës së saj, siç bënte Profeti ynë -alejhi selam- me shpresë që Allahu ta bëjë si emrin që ia ke pëlqyer.

Dr. Abdullah Nabolli