9 fjali qe do te ndricojne jeten tende

1: Rikujto se Zoti yt ia fal atij që kërkon falje, ia pranon pendimin atij që pendohet dhe e pranon atë që kthehet kah Ai.

2: Mëshiroje të dobëtin, do të bëhesh i lumtur. Ndihmoje nevojtarin, do të shërohesh. Mos e mbaj me vete urrejtjen, do të shërohesh.

3: Ji optimist. Allahu është me ty, melekët luten për ty dhe Xheneti të pret.

4: Fshiji lotët e tu me bindje të mirë për Allahun dhe largoji mërzitë e tua me rikujtimin e begative të Allahut mbi ty.

5: Mos mendo se dynjaja i është dhënë tërësisht ndokujt. S’ka njeri mbi tokë që e ka arritur çdo gjë dhe s’ka njeri që ka shpëtuar nga çdo vështirësi e jetës.

6: Bëhu si palma, me ambicie të larta, larg çdo të keqeje, e cila kur goditet me gurë, bien frytet nga ajo.

7: A ke dëgjuar se mërzia e kthen atë që ka kaluar dhe se shqetësimi e përmirëson gabimin?! Atëherë, pse mërzitesh dhe shqetësohesh?!

8: Mos i prit sprovat dhe belatë, por prite paqen, sigurinë dhe shëndetin, nëse do Allahu.

9: Fike zjarrin e urrejtjes nga krahërori yt me falje të përgjithshme për secilin njeri që të dëmtoi.

Nga arabishtja: I. JAHIU

Read Previous

2 nga mënyrat se si i mashtron shejtani besimtarët

Read Next

Ushqimet që hante dhe pëlqente Muhamedi alejhi selam