8 shkaqet më të rëndësishme për zgjerimin e kraharorit janë:

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Prej shkaqeve më të rëndësishme për zgjerimin e kraharorit janë:

1. Teuhidi: udhëzimi dhe teuhidi janë prej shkaqeve më madhore për hapjen e kraharorit.

2. Dija: ajo e hap dhe e zgjeron kraharorin, derisa ai të bëhet më i gjerë se bota.

3. Kthimi tek Allahu: ta duash Atë me gjithë zemër, t’i kthehesh Atij dhe të kënaqesh duke e adhuruar.

4. Përmendja e vazhdueshme e Allahut, në çdo gjendje dhe në çdo vend. Përmendja e Allahut ka ndikim të çuditshëm në hapjen e kraharorit dhe në kënaqësinë e zemrës.

5. Bamirësia ndaj krijesave dhe sjellja dobi atyre, me aq sa ke mundësi: me pasuri, me pozitë, me trup, dhe me lloje tjera të bamirësisë.

6. Trimëria.

Trimi ka kraharor të hapur, brendësi dhe zemër të gjerë. Ndërsa frikacaku është njeriu me kraharorin më të ngushtë dhe me zemrën më të mbyllur.

7. Nxjerrja e gjërave të ulëta nga zemra, prej cilësive të qortuara.

8. Lënia e shikimit të tepërt, të folurit të tepërt, dëgjimit të tepërt dhe përzierjes së tepërt me njerëz. Sepse këto teprime shndërrohen në dhimbje, brenga dhe pikëllime të zemrës.”

(Zad El-Me’ad, 2/32)

Përktheu:P. Perçuku

Read Previous

Si te largon brengat e pikëllimet

Read Next

10 vepra si te jesh i lumtur cdo dite me jeten tende