Shkaqet e dembelizmit për faljen e namazit dhe adhurimeve të tjera
1. Besimi i dobët tek Allahu
Besimi i dobët në zemër është nga shkaqet kryesore të dembelizmit për kryerjen e adhurimeve, ndërsa besimi i fortë është kështjellë mbrojtëse dhe sukses në devotshmëri: “Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” (E-Tegabun: 11) dhe Profeti alejhi selam ka thënë: “ Në trup është një pjesë, e cila nëse ajo përmisohet, atëherë i tërë trupi përmisohet dhe nëse ajo prishet, atëherë i tërë trupi prishet, e ajo pjesë është zemra.” (Buhariu dhe Muslimi)
2. Dëshira e pakët dhe vendosmëria e dobët
Ka thënë Ibn El-Kajim: Dije se njeriu i përshkon etapat e udhëtimit drejt Zotit të tij, me zemër dhe vendosmëri e jo me trupin e tij, sepse devotshmëria e vërtetë është devotshmëria e zemrës dhe jo e gjymtyrëve. Alllahu i Madhëruar thotë: “ Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij..” (El-Haxh: 32)
3. Nënvlersimi i mëkateve të vogla
Mospendimi dhe mosdistancimi prej tyre, mund ta shkatërrojnë njeriun, sepse sasia e shumtë e tyre sjell shkatërrim si mëkatet e mëdha.
4. Mosangazhmi me çështjet e fesë
Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i
udhëzojmë drejt udhëve Tona.” (El-Ankebut: 69)
5. Braktisja e tubimeve të dijes
Pjesmarrja në tubimet e dijes, shton besimin, diturinë, qetësinë shpirtërore dhe dëshirën për adhurimin e Allahut, i Cili thotë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” (El-Muxhadele: 11)
6. Shoqërimi me njerëz që nuk kanë synime dhe ambicje të larta
Profeti alejhi selam ka thënë: “ Shoqërohu vetëm me besimtarin…” Tirmidhiu dhe e saktësoi Albani
7. Shpresa e gjatë
Shpresa e gjatë e prish zemrën, sepse kush shpreson gjatë e harron Ahiretin, e neglizhon pendimin, jepet pas kesaj jete, përton në kryerjen e adhurimeve, shpejton në gjynahe dhe ndjek epshin e tij.
8. Shpërdorimi në fjalë, ushqim, gjumë dhe shoqërim
Fjala e tepërt e prish zemrën, ngrënia e tepërt e rëndon trupin për adhurime, gjumi i tepërt shkakton humbjen e kohës dhe qëndrimi i tepërt me njerëzit shkatërron sjelljen tënde.