Ibn Hazm el Andaluzi (Allahu e meshiroftë) thotë:
Njerëzit në sjelljet e tyre ndahen në shtatë kategori:
1- Ata që të lavderojnë në sy dhe të shajnë në mungesë. Kjo sjellje është e atyre
hipokritëve që shajnë njerëzit dhe është shumë e përhapur në mesin e tyre.
2- Ata që të shajnë në sy dhe pas shpine. Kjo sjellje konsiderohet paturpësi dhe gjë shumë e ulët.
3- Ata që të lavdërojne në sy dhe pas shpine. Kjo kategori është e atyre që servilosen dhe janë lakmiqarë.
4- Ata që të shajnë në sy dhe të lavderojnë pas shpine. Sjellje e njerezve absurdë dhe injorantë.
5- Janë njerëzit e miresisë që nuk lavderojne apo shajnë ne sy, por që e lavderojnë tjetrin në mungese, ose te paktën nuk flasin keq në mungesë.
6- Sharësit e zhytur në hipokrizi dhe gjëra të ulta, të cilët nuk flasin në sy por shajnë pas shpine (në mungesë).
7- Të ruajturit, te cilët nuk lavdërojne e as nuk shajnë qoftë në sy apo në mungesë.
[El Ahlaku ues sijer fq 126].
Fatjon Isufi