7 hadithe te bukura nga Profeti Muhamed alejhi selam

0
248

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:
Ai i cili lexon ajetin Kursi pas çdo namazi të detyruar (farz), vetëm vdekja e ndan atë nga hyrja në xhennet (arsyeja pse nuk është në xhennet ky njeri është se nuk ka vdekur akoma).
(Saktësoi Albani në Sahih El-Xhami:6464)
۞۞۞

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
Zoti juaj thotë: O biri i Ademit (o njeri)! Përkushtoju adhurimit Tim dhe Unë do të ta mbush zemrën tënde me pasuri dhe do të t’i mbush duart me rrizk.
O biri i Ademit! Mos u largo nga unë që mos të ta mbush zemrën me varfëri dhe duart me preokupime e halle.
Sahihut Tergijb, 3165.
۞۞۞

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Unë nuk kam nevojë për ortak. Prandaj kush bën një vepër duke më bërë shirk në të (duke më shoqëruar) edhe dikë tjetër si ortak ndaj Meje, e braktis atë dhe shirkun e tij (nuk ja pranoj veprën).”
Transmeton Muslimi, 2985.
۞۞۞

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
Bashkimi në të vërtetën është mëshirë, ndërsa përçarja është dënim.
Sahihul Xhami’, 3109.
۞۞۞

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
Kur të hani, hani me dorën e djathtë.
Kur të pini, pini me dorën e djathtë.
Shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me dorën e majtë.
Trasmeton Muslimi, 2020.
۞۞۞

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin me të, ka thënë :
” Kije frikë Allahun kudo që të jesh!
Veprën e keqe pasoje me vepër të mirë, në mënyrë që e mira t’a fshijë të të keqen!
Sillu me njerëzit me moral të mirë! ”
Transmeton Tirmidhiu.
۞۞۞

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin me të, ka thënë:
“Ai i cili e shoqëron xhenazen e muslimanit (duke synuar shpërblimin e Allahut me këtë vepër) derisa të ja falë xhenazen dhe merr pjesë në varrosjen e tij derisa të kryhet, kthehet me dy shpërblime.
Secili shpërblim është sa Mali Uhud.
Ai i cili ja fal xhenazen dhe largohet përpara se të varroset xhenazeja, merr vetëm një shpërblim”
Transmeton Buhariu, 47.
۞۞۞