6 vepra që duhet të bësh për t’u mbrojtur nga syri i keq?

Çfarë duhet të bësh për t’u mbrojtur nga syri i keq?

 

1- Të lexosh lutjet dhe dhikrin e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe krejt dhikrin e ditës e të natës sipas asaj që sqarohet hollësisht në librin ‘Mburoja e muslimanit’. Në mënyrë të veçantë, të lexosh ajetul Kursijj, suren el felek dhe suren en Nass në mëngjes, para se të ngrysesh dhe kur të bishë për të fjetur gjumë.

2- Të lexosh një pjesë Kurani çdo ditë, dhe të vësh kaseta Kurani e mësimesh Islame që të dëgjohen në shtëpinë, makinën dhe punishten e dyqanin tënd.

4- Mos u kreno me mirësitë, bukuritë dhe pasuritë e tua, sidomos para atyre që shquhen për marrjen mësysh. Ndonjëherë për të mos rënë mësysh mund të lihet diçka mangët ose pa u rregulluar, me qëllim që të shpërqëndrohet shikimi i njerëzve dhe trupi ose objekti të mos jetë shumë tërheqës. Fjala vjen, gruaja mund të lëjë diçka mangët, ose pa rregulluar në stolitë e saj, fëmijës mund t’i lihet diçka mangët, ose e çrregullt, ose mund t’i bëhet ndonjë njollë etj. Por është e ndaluar rrepësisht vënia e rrathëve, guackave, patkojve, vargjeve të hurdhave, nuskave etj., për t’u mbrojtur nga syri i keq, pasi gjëra të tilla nuk janë vënë nga Allahu si shkak për mënjanimin e mësyshit dhe jo vetëm që nuk e mbrojnë njeriun, por i japin më shumë vuajtje e mundim.

5- Të japësh lëmoshë, të bësh mirë dhe t’i lutesh Allahu për bereqet e begati sa herë që të vjen një mirësi.

6- Të heqësh dorë nga gjynahet, nga vetëadmirimi dhe nga përçmimi i të tjerëve.

Read Previous

Si ta largosh mesyshin.

Read Next

Dëmet që mund të shkaktojë mësyshi