50.000 vite dita kur pritet të fillojë gjykimi

0
2067

Dita kur pritet të fillojë gjykimi që zgjatë 50.000 vite (në botën tjetër), për besimtarin është sa mes drekës dhe ikindisë siç ka ardhur në hadith. Kaq i duket gjatë.

Andaj, dijetarët përmendin një dobi se pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka përmendur namazet, që është: ai që e fal namazin në këtë jetë, i lehtësohet ajo ditë ose i duket e shkurtër; sa më shumë që njeriu e përmirëson (në mënyrën më të mirë) namazin aq më e lehtë dhe e shkurtë do t’i duket ajo Ditë.

Nëse do që të të lehtësohet qëndrimi në botën tjetër atëherë përmirësoje qëndrimin para Allahut në këtë botë (namazin), pra kur të jesh në namaz të kesh zemrën prezente, të falësh me përulje, të kujtosh se je para Allahut e Ai është para teje, të sheh, të dëgjon, e di se çfarë ke në zemrën tënde etj.

Kështu, qëndrimi kur njerëzit presin të fillojë Gjykimi i Allahut, do të të lehtësohet, të bëhet më i shkurtë. Namazi është prej shkaqeve kryesore që besimtarit t’i lehtësohet ajo Ditë.

Hoxhë Lulzim Perçuku