Disa thënie të Pejgamberit a.s. të cilat flasin për mësyshin:
“Mësyshi është realitet”.
“Lutuni Allahut t’u mbrojë nga mësyshi (nazari), sepse mësyshi është hak”.
“Mësyshi është realitet dhe po të kishte ndonjë gjë që do ta zhdukte diçka para afatit së paracaktuar për të, do të ishte mësyshi, andaj nëse ju kërkohet që të laheni për prishjen e efektit të syrit të keq, lahuni”.
“Ndonjë burrë mund të bjerë mësyshë, dhe ndikimi, me lejen e Allahut, mund të jetë aq i madh saqë ngjitet në një vend të lartë dhe rrëzohet që andej”.
“Mësyshi e fut burrin në varr dhe deven në tenxhere”. Që do të thotë se burri mund të vdesë nën ndikimin e syrit të keq dhe se deveja mund të shkojë pranë ngordhjes, e për pasojë të theret dhe të gatuhet në tenxhere.
A mund të marrë njeriu mësysh diçka që nuk e ka haset?
Një njeri që ka vetinë e marrjes mesysh mund të marrë mësysh edhe gjëra që nuk i ka smire, si: sende, kafshë, pasuri (prona), të mbjella etj., madje mund të marrë mësysh, fëmijën dhe gruan e vet, nëse nuk i bën lutje Allahut për bereqet e begati.
Pra, mbasi shpirti i tij ka marrë një trajtë të tillë, nëse shikon diçka me mahnitje dhe me vëmendje të madhe, duke mos i bërë lutje Allahut për bereqet, syri i tij mund të shkaktojë dëm, me lejen e Allahut, në objektin e shikuar.