THËNIE PËR DURIMIN
Është thënë se durimi është një moral (një virtyt) i mirë prej moraleve të shpirtit, që të ndalon nga veprimi i atyre gjërave që nuk janë të hijshme.
Është një forcë nga forcat e brendshme, me të cilën njeriu rregullon çështjet e dynjasë dhe të ahiretit.
Është pyetur për durimin një nga selefët dhe ka thënë:
“Durimi është të shijosh pirjen e helmit pa e shfaqur këtë në fytyrën tënde (duke e shtrembëruar).
Dhun Nun El Misrij një dijetar tjetër ka thënë:
“Durimi është të largohesh nga kundërshtimet (gjunahet), të jesh i qetë në çastet e sprovës dhe të shfaqesh i pasur dhe i panevojshëm në rastet kur të ka pllakosur varfëria në çështjet e jetës.”
Dhe është thënë se:
“Durimi është të qëndrosh në rastet e sprovës me edukatë, me fisnikëri dhe sjellje të bukur.”
Një njeri nga njerëzit e dijes e dëgjoi dikë që i ankohej një shokut të tij për sprovat që i kishin rënë. Atëherë i tha atij që ankohej:
-O filan ti nuk po bën gjë tjetër me këtë veçse po ankohesh për Atë që është i Mëshirshëm (Allahun e Lartësuar) tek ai që nuk të mëshiron.”
Dhe vargjet shkruajnë:
“Nëse ti ju ankohesh bijve të Ademit për hallet që të mundojnë,
je ankuar për Mëshiruesin tek ata që nuk të mëshirojnë.”
Mirandi Shehaj