5 pyetjet që i bëri vajza e tij shejh Albanit Zoti e mëshiroftë

0
5499

E pyeta babane tim, dijetarin, imamin Muhamed Nasiruddin El-Albanin

Vajza e Shejh Albanit (Allahu e meshirofte!), Sukejneh, thote:

(1) E pyeta babane tim: Kush eshte libri me i mire ne komentimin e Kuranit?

Babai im: Tefsiri i Iben Kethirit.

(2) E pyeta babane tim: A lejohet leximi i Kuranit me nje qellim te caktuar: per sherim, per largimin e pikellimit dhe permbushjen e ndonje nevoje?

Babai im: Lejohet vetem me nijetin per sherim, e kjo (qe personi ta lexoje) per veten e tij dhe jo per te tjeret.

(3) E pyeta babane tim: A eshte e sakte qe gjate leximit te Kuranit te bashkosh mes dy nijeteve: per memorizim dhe sherim?
Babai im: E pse jo? (Pra, lejohet).

(4) E pyeta babane tim: Cili eshte gjykimi i leximit te Kuranit Fisnik gjate kryerjes se disa puneve shtepiake si larja e eneve e te ngjashme me te?
Babai im: Nese arrihet te meditohet (d.m.th. je i vemendshem gjate leximit), atehere s’ka asnje ndalese.

(5) E pyeta babane tim: Ka prej njerezve qe thone se gjeja me e rendesishme ne lidhje me edukaten e leximit te Kuranit eshte se kur vjen ajeti ku permenden jobesimtaret apo pergenjeshtruesit, siç eshte ne suren “El-Uakia”:
وَكَانُوا يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَئِنَّا لَمَبْعُوثُونَ أَوَ آبَاؤُنَا الأَوَّلُونَ
“duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?! Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
lexuesi duhet ta ule zerin dhe mos ta ngreje derisa te vij tek ajeti qe u kunderpergjigjet atyre dhe e ngre zerin. Pra, e ngre zerin me leximin e ajetit:
قُلْ إِنَّ الأَوَّلِينَ وَالآخِرِينَ لَمَجْمُوعُونَ إِلَى مِيقَاتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ
“Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët, do të tubohen në një ditë të caktuar.”
Cili eshte mendimi juaj?
Babai im: Përralla.
———————————–
Sukejneh thote: Keshtu m’u pergjigje (Allahu e meshirofte!) ne gjuhen shqipe, e cila shqiptohet (برالا).

Unejs Sheme