5 menyrat pa pasoja se si te sherosh magjin

0
6031
TOPSHOT - A Palestinian youth waves a sparkler next a mosque in Gaza City on May 16, 2018, as the faithful prepare to start the Muslim holy fasting month of Ramadan. (Photo by MOHAMMED ABED / AFP) (Photo credit should read MOHAMMED ABED/AFP/Getty Images)

Mënyra e ligjshme dhe pa pasojë për t’u shëruar nga magjia

Për prishjen e magjisë vlen vetëm ajo mënyrë që nuk përmban elementë idhujtarie dhe që nuk bie ndesh me ligjet e fesë Islame. Magjia duhet të shihet një sëmundje si të gjitha sëmundjet e tjera, prej të cilave mund të shërohesh. Për t’u qetësuar nga shqetësimet e magjisë mund të veprosh si më poshtë:

Së pari, të gjesh magjinë dhe ta prishësh atë. Në fakt, gjetja e vendit se ku është fshehur magjia është tejet e vështirë, por nëse arrin ta gjesh atë, zgjidhi nyjet e lidhura, ndaje gjërat që janë lidhur bashkë, merr një gotë a një enë me ujë ose me vaj ulliri dhe mbasi të kesh lexuar ajetul Kursijj, suren Felek, suren En Nass e t’i keshë fryrë ujit, hidhi në ujë. Është mirë që gjatë zgjidhjes dhe çmontimit të magjisë të lexosh ajetin dhe suret e saporpërmendura. Pas kësaj, sendet, në të cilat është lidhur magjia mund t’i hedhësh, ose t’i groposësh, ose t’i djegësh. Kjo është mënyra më e arrirë për t’u shëruar nga magjia. Për të mësuar vendin e magjisë lutju Allahut me sinqeritet gjatë namazit që të ta mundësojë ta gjeshë atë.

Së dyti,  të lexosh dhe të dëgjosh Kuran. Kurani është shërim për sëmundjet, jo vetëm për sëmundjet shpirtërore, por edhe për sëmundjet psikike e fizike. Zoti thotë në Kuran: “Kurani që Ne shpallim është shërim (për sëmundjet e zemrës, si dyshim, hipokrizia dhe padituria, si dhe për sëmundjet e trupit kur njeriu i lexon dhe i fryn trupit të vet ose dikujt tjetër) dhe mëshirë për besimtarët, e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje”. [El Isra: 82]. I prekuri nga magjia duhet të lexojë dhe të dëgjojë Kuranë rregullisht çdo ditë derisa të shërohet plotësisht e të mos ndjejë kurrëfarrë shqetësimi në trup. Por edhe pas shërimit të plotë duhet të lexojë çdo ditë nga një pjesë Kurani në mënyrë që të jetë vazhdimisht i mbrojtur nga shejtani dhe të mos i kthehen më shqetësimet.

Në mënyrë të veçantë këshillohet të lexosh ose të dëgjosh këto pjesë të Kuranit: el Fatiha, el Bekare[1], Ajetul Kursijj (ajeti 255 i sures el Bekare, i cili është ajeti më i madhërishëm dhe me efekt të çuditshëm në largimin e shqetësimeve), dy ajetet e fundit të sures el Bekare, el Ihlas (Kul huvell –llahu ehad), el Felek (Kul eudhu birabil felek), en Nass (Kul eudhu birabin nass). Nëse nuk arrin që këto pjesë të Kuranit t’i lexosh në Kuran, mund t’i dëgjosh me kasetë apo disk. Disa prej tyre mund t’i gjeshë me germa latine në librin “Rruga e muslimanit”, ose më librin “Mburoja e muslimanit”.

Së treti, të lexosh lutjet e transmetuara nga Pejgamberi a.s., të cilat i gjen tek libri

“Mburoja e muslimanit”, ose tek libri “Shërimi sipas Kuranit dhe Sunetit”.

Vërejtje: Nëse di të lexosh Kuranë, është më e mira që Kuranin dhe lutjet t’i lexosh

vetë dhe t’i fryshë vetvetes, sepse në këtë mënyrë do të jeshë më i mbështetur te Allahu. E nëse nuk di të lexosh Kuranë, përpiqu t’i mësosh disa prej sureve dhe lutjeve të mësipërme dhe këndoji ato vetë, sepse kjo është më e mirë. Ato mund t’i gjeshë edhe të rregjistruara në kasetë, andaj merri dhe dëgjoi çdo ditë derisa të shërohesh. Për sqarime dhe rekomandime më të hollësishme mund të shkosh tek ata që kanë dituri Islame, pikërisht tek të dipllomuarit në vendet arabe, tek imamët e xhamive. Bëj kujdes dhe mos shko tek pseudohoxhallarët të cilët bëjnë nuska e hajmali, sepse vënia, varja, ose mbajtja e nuskës ose hajmalisë është krim i madh, është shirk (akt shokvënie ndaj Allahut) dhe bën që i sëmuri të vuaja edhe më shumë.

Së katërti, të bësh dhikrin[2] e mëngjezit dhe të mbrëmjes, dhikrin kur bie për të

fjetur gjumë dhe kur zgjohesh nga gjumi, dhikrin kur trembesh ose zgjohesh natën dhe dhikrin kur shikon një ëndër të frikshme, të bësh dhikrin kur del nga shtëpia dhe kur hyn në shtëpi, dhikrin kur shkon në xhami dhe kur del prej saj, dhikrin kur hyn në pazar, dhikrin kur hyn në nevojtore dhe kur del prej saj etj. Këto dhikre do t’i gjesh të shtjelluara imtësisht në librin ‘Mburoja e muslimanit’. Është një libër i vogël të cilin mund ta mbash në xhep dhe ta nxjerrësh sa herë që duhet të bësh dhikrin përkatës. Ky libër gjendet në të gjitha libraritë që shesin literaturë Islame.

 

Së pesti, mjekimet, si: kupat (hixhame), gjethet e sidrit, uji i zemzemit, mjalti natyror i pastër, hurmat e Medines, vaji i ulliri të pastër, senaja etj. Për mënyrën se si bëhen këto mjekime apo se si përdoren këto ilaçe mund të marrësh sqarime nga imamët e xhamive.

[1] Kam këshilluar shumë persona, të cilët më janë ankuar se ndjejnë shqetësime, që të lexojnë ose të dëgjonë suren el Bekare, dhe me mirësinë e Allahut janë qetësuar. Disa persona nuk flinin dot gjumë. I këshillova që kur të binin për të fjetur të dëgjonin suren Bekare, dhe mbasi vepruan kështu arritën të flinin të qetë.

©xhamiambret.com