5 hadithe te bukura profetike

0
159

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
“Ai i cili fal namazin e jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e natës.
Ai i cili fal namazin e sabahut me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur të gjithë natën.”
Trasmeton Muslimi 656.
۞۞۞

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
Allahu ja fshin muslimanit mëkatet duke e sprovuar me sëmundje ashtu siç largohet papastërtia e floririt dhe argjendit me zjarr.
Sahihul Xhemi’ 7851
۞۞۞

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë:
Ai i cili ka frikë se nuk do ti ngrihet dot nga gjumi në pjesën e fundit të natës, le ta falë vitrin heret (para se të flejë). Ndërsa ai i cili ka ndërmend të ngrihet në pjesën e fundit të natës, le ta lërë vitrin për në pjesen e fundit të natës.
Trasmeton Muslimi 755.
۞۞۞

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të lutej duke thënë:
“O Allah, kërkoj të më ruash nga varfëria (në shpirt e në pasuri), nga pakësimi (në arritje, mirësi, pasuri, durim e mbështetje) dhe nga poshtërimi.”
Trasmeton Nesaiu, sahih.
۞۞۞

I dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut, ka thënë:
“A e keni të pamundur të lexoni cdo natë një të tretën e Kuranit?
Thanë: Si mund ta lexojë njeriu një të tretën e Kuranit çdo natë?
Tha: Kul Hue Allahu Ehad është sa një e treta e Kuranit.
Trasmeton Muslimi, 811.
۞۞۞