4 vepra te bukura qe duhet ti besh ne 10 ditet e Dhul-Hixhes

0
1235

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Unë i nxis vëllezërit e mi muslimanë ta shfrytëzojnë këtë mundësi madhështore dhe t’i shpeshtojnë veprat e mira gjatë dhjetë ditëve të Dhul-Hixhxhes, si:

– Leximin e Kuranit

– Dhikrin me të gjitha llojet e tij: Allahu ekber, la ilahe il-lAllah, elhamdulil-lah, subhanAllah.

– Dhënien e lëmoshës.

– Agjërimin

Pra, përpiqu fort në kryerjen e çdo vepre të mirë.

Është çudi sesi njerëzit tregohen të pakujdesshëm ndaj këtyre dhjetë ditëve (të Dhul-Hixhxhes). Ata përpiqen fort në kryerjen e veprave të mira gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, mirëpo gjatë këtyre dhjetë ditëve gati nuk e sheh askënd që i dallon nga ditët e tjera të vitit.

(El-Lika’ Esh-Shehrij, 63)

Përktheu:P. Perçuku