Rregulla në rastin e gjetjes së thesarit
1- Në qoftë se thesari i gjetur ka shenja të qarta qê tregojnë se është në kohen e injorances(para ardhjes së islamit) ,(nga romakët, persët etj) , bêhet obligim për atë që e gjen që të japi sadaka nga ky thesar (1/5) një të pestën e tij. Pjesën tjetër e mban për vete
2.- Në qoftë se thesari i gjetur ka shenja të qarta që tregon se është i groposur nga muslimanët, duhet patjetër që ta nxjerrësh në lajmërim dhe të presësh 1 vit të plotë , pastaj në qoftë se nuk është i asnjërit, bëhet pronë e atij që e ka gjetur. Në qoftë se i gjindet pronari , i kthehet atij .
3.Në qoftë se thesari i gjetur nuk ka shenja që tregojnë se është në kohën para ardhjes së islamit atëherë merr të njëjtin gjykim me thesarin e muslimaneve si në pikën numër 2 .
4. Në qoftë se thesari i gjetur është në tokën apo shtëpinë që e ka blerë apo e ka marrë dhuratë, mendimi me i saktë është që i takon atij që e ka gjetur .
Përgatiti: J. Korriku