4 format e braktisjes së Kur’anit

0
436

Nga format e braktisjes së Kur’anit:

1. Kthimi i shpinës Kur’anit dhe mosrespektimi i leximit të tij. Ky kuptim shihet qartë edhe në komentin e ajetit të kaluar. Taberiu thotë: Allahu ka informuar se ata për Kur’anin kanë thënë:

“”Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni)…”, (Fussilet, 26) dhe kjo është braktisje e vërtetë.

2. Largimi i plotë nga leximi i Kur’anit. Kurtubiu ka thënë se ky kuptim poashtu gjendet në ajetin e kaluar. Ibën Abbasi, radijallahu anhu, thotë: “Në brendinë e atij që nuk gjendet aspak Kur’an, ai është si shtëpia e prishur”. (3)

3. Të harruarit e asaj që është ditur përmendësh. Në këtë aludon ajeti:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. (Ta Ha, 124-126)

4. Mosveprimi sipas urdhërave të Kur’anit. Transmeton Sujutiu në el-Itkan me zinxhir nga Enesi, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur’ani është ndërmjetësues… kush e le përpara do ta udhëheq për në xhenet, e kush e lë mbrapa do ta udhëheq për në zjarr”.