Enes Bin Malik -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thene se i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të kaloi pranë një peme me gjethe të thara.
E goditi me shkopin e tij dhe gjethet ranë.
Atëherë i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- tha:
“Vërtet ELHAMDULIL_LAH (Lavdërimi i takon Allahut),
SUBHANALLAH (i Lartësuar pa të meta është Allahu),
LA_ILAHE_IL_LALLAH (nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut)
dhe ALLAHU_EKBER (Allahu është më i madhi), i hedh (fshin) prej gjunaheve të robit , ashtu siç i hedh gjethet kjo pemë”.
📚 صحيح الجامع 1601.