4 celesat e lumturise dhe suksesit tend

0
1341

Katër çelësa mos i harro asnjëherë dhe gjithnjë rikujtoja vetes dhe atij që e do:

Çelësi i parë: Çelësi i çdo gjëje të vështirë në jetën tënde.

Ai është – istigfari (kërkimfalja).

Çelësi i dytë: Çelësi i lumturisë dhe suksesit në jetën tënde.

Ai është – respektimi i prindërve.

Çelësi i tretë: Çelës nga çelësat e hyrjes në Xhenet.

Ai është t’ua falësh të gjithë njerëzve para se të biesh në gjumë, pra – gjoksi i pastër.

Çelësi i katërt: Çelësi që të afron afër të Dërguarit e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, Ditën e Kiametit.

Ai është – morali i mirë me të gjithë njerëzit.

Nga arabishtja: I. JAHIU