Profeti salallahu alejhi ue selem bashkoi mes ketyre dy gjerave ne fjalet e tij: “Vertet qe feja eshte e lehte dhe ajo pajeter do e mposhte kedo qe mundohet ta mposhte ate (domethene qe e veshtireson ate).Andaj, qendroni ne rruge te drejte, apo perafrojuni asaj dhe pergezoni!”Buhariu, (39, 6463)
Kur Aliu radijallahu anhu kerkoi nga Profeti salallahu alejhi ue selem t’ia mesoj nje lutje, ai ia ktheu: “Thuaj:”O Allah, me udhezo dhe me perforco!” dhe i tha: ”Me udhezimin kujto tregimin e rruges, ndersa me perforcimin, perforcimin e shigjetes (drejt goditjes se cakut). ”Muslimi (2725)
Permbledhtas, nga njeriu kerkohet perpjekje e madhe per t’ia qelluar te drejtes, udhezimit te Profetit salallahu alejhi ue selem, rruges dhe shtegut te tij dhe ta luftoj veten per arritjen e nje gjeje te tille. E, nese s’mundet, atehere ai duhet t’ia perafroj atij. Ne Kuran lexojme:”Andaj ecni (vazhdoni) ne rrugen e drejte qe te gon tek Ai dhe kerkoni falje prej Tij!” (Fussilet, 6).
Ne bashkerenditjen e kerkimit te faljes pas urdhrit per qendrese ne rrugen e drejte jepet shenje se njeriu sado qe perpiqet dhe e lufton veten per qendrueshmeri ne fe, me patjeter do te kete leshime prej tij.
Per kete arsye, iben Rexhebi (Allahu e meshirofte) shkruan: “Tek fjalet e Allahut te Madherishem: ”Andaj ecni (vazhdoni) ne rrugen e drejte qe te gon tek Ai dhe kerkoni falje prej Tij!” ka shenje se patjeter do te kete leshime gjate qendrueshmerise me te cilen jemi urdheruar.
Mirepo kjo korrigjohet nepermjet kerkimit te faljes, gje qe rezulton ne kthim me pendese tek Allahu dhe ne kthim tek qendresa ne fe. Kjo eshte e ngjashme me porosine e Profetit salallahu alejhi ue selem drejtuar Muadhit: “Kije frike Allahun kudo qe te jesh! Te keqen percille me te mire, se ajo (e mira) do ta fshije ate!”
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka treguar se njerezit nuk mund te qendrojne ne rrugen e drejte ashtu si^ kerkohet. Sic percjell imam Ahmedi dhe iben Maxhe nga Theubani se i Derguari (salallahu alejhi ue selem) kishte thene: “Qendroni ne rruge te drejte edhe pse nuk do te mundeni (ashtu sif kerkohet). Dijeni se vepra me e mire e juaja eshte namagi. Askush tjeter pervef besimtarit nuk e man abdesin.”Musnedi i imam Ahmedit, (22378), ibën Maxhe, (277). Albani e ka vlerësuar si të vërtetë (sahih) në “Irua’ul-galil” (412).
Ndersa, ne nje version te tjeter te imam Ahmedit lexojme: “Qendroni ne rruge te drejte apo perafrojuni asaj! Askush tjeter pervef besimtarit nuk e man abdesin. ” Musnedi i imam Ahmedit, (22432).
Ne dy Sahihet percillet nga Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Qendroni ne rruge te drejte apo perafrojuni asaj!”Buhariu (6463) dhe Muslimi (2816).
Se kendejmi, realiteti i qendrimit ne rruge te drejte eshte es-sedad, domethene: t’ia qellosh ne te gjitha fjalet, veprat dhe qellimet; sikur ai qe gjuan drejt shenjes dhe pastaj e qellon ate.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) e urdheroi Aliun (radijallahu anhu) qe te kerkoj prej Allahut es-sedad-in dhe udhezimin dhe i tha: “Me es-sedad, kujto perforcimin e shigjetes (drejtgoditjes se cakut), ndersa me udhezimin, kujto tregimin e rruges.” Muslim
Nderkaq, el-mukarabeh eshte te godasesh afer shenjes, edhe po qe se nuk e godet ate, mirepo me kusht qe njeriu te jete i perkushtuar ne synimin e te drejtes dhe goditjen e cakut. Kesisoj el-mukarebeh nga ana e tij eshte e paqellimshme. Drejt kesaj aludon fjala e Profetit (salallahu alejhi ue selem), te cilen e percjelle El-Hakem bin Hazn El-Kulfij: “O njerez! Vertet qe ju nuk do te beni – apo nuk mund te beni – cdo gje me te cilen ju urdheroj.
Mirepo, synojeni te drejten dhe pergegoni!” Kuptimi: (me veprat tuaja) synojeni te drejten, qellimin (e sunetit) dhe qendrueshmerine (ne fe). Pra, nese njerezit e synojne te drejten ne te gjitha punet e tyre, atehere (llogariten) sikur i kane kryer te gjitha ato me te cilat urdherohen.” Xhami’ul-ulumi uel-hikem, (1/510-511).
Dr. AbduRrezzak ibn Abdulmuhsin El BEDR
Perktheu nga gjuha arabe:
Petrit Percuku