3 urtesi nga sjellja e keqe e faraonit

0
1254

👉 Mësova prej teje tri urtësi:

E para:

Mësova se caktimi i Allahut do të përmbushet dhe për këtë nuk ka dyshim.
Ti o Firaon, (vrave) mijëra fëmijë me qëllim që të mos vinte në jetë Musai -paqja qoftë mbi të-, e kur ai erdhi në jetë, ti e rrite dhe u kujdese për të brenda në shtëpinë tënde.

E dyta:

Mësova prej teje se me të vërtetë zemrat e robërve janë në Dorën e Allahut dhe jo në dorën e njerëzve.
Kur ti e privove Musain -paqja qoftë mbi të- nga zemra e nënës së tij, Allahu ia zbuti për të (Musain) zemrën e bashkëshortes tënde, e cila u kujdes për rritjen e tij.

E treta:

Mësova prej teje se nuk mund të ndalosh dikë nga besimi në Allahun, Zotin e botëve nëse Allahu dëshiron ta udhëzoj dikë.

Kjo se, në kështjellën (pallatin) tënd në të cilin ti thoje: “Unë jam zoti juaj më i lartë”, ishte gruaja jote që në dhomën përbri teje thoshte:

“I Lartësuar pa të meta është Zoti im më i Larti”.

Brulind Callari