3 sprovat qe njeriu kalon cdo dite

0
270

Çdo ditë njeriu përballet me tri sprova, kujdes mos i anashkalo!…

Sprova e parë: Jeta jote pakësohet çdo ditë.

Jeta i pakësohet dhe nuk është i kujdesshëm për të, e nëse i pakësohet pasuria atëherë bëhet i vëmendshëm, pasuria arrihet (fitohet) prapë, ndërsa vitet e kaluar nuk kompensohen me asgjë.

Sprova e dytë:

Çdo ditë harxhon nga furnizimi i Allahut.
Nëse ke konsumuar furnizim hallall do shpërblehesh për të, e nëse ke konsumuar haram do dënohesh për të, e askush nuk e dinë llogarinë e fundit.

Sprova e tretë:

Çdo ditë afrohesh tek ahireti dhe largohesh nga kjo botë, megjithatë nuk je i kujdesshëm, i jep rëndësi botës kalimtare e nuk e di se cili është fundi i yt, parajsa e lart apo zjarri i vrullshëm.

O Allah mos e bë këtë botë preokupim tonin parësorë !.

Unejs Murati-Daku