3 rregullat që duhet ti dish para se të flesh gjumë

0
3369

Transmetohet nga Hudhejfe radijAllahu anhu se ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur shtrihej për të fjetur e vendoste doren e tij nën faqe pastaj thoshte: Allahumme bismike emuutu ue ahja”. Dhe kur zgjohej thoshte: “Elhamdulilahil-ledhi ahjana badema ematena ue ilejhin-nushur”. Shënon Buhariu

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pa një person i shtrirë mbi barkun e tij, dhe tha: “Këtë lloj shtrirje nuk e do Allahu”. Shënon Tirmidhiu (2768) dhe e ka saktësuar Shejh Albani në “El-Mishkah” (4718)

Shpjegim:

Fjetja ka norma edukative dhe sunete që i ka ligjësuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të cilat ua ka mësuar sahabëve radijAllahu anhu. Dhe nëpërmjet tyre umetit të tij. Prej tyre:

1. Fjetja duke qenë me abdes.

2. Dhikri i fjetjes dhe zgjimit nga gjumi.

3. Forma e saktë e gjumit (sesi duhet të flejë muslimani).

Dobi:

-Pëlqyeshmëria e fjetjes me abdes.

-Pëlqyeshmëria e shtrirjes nga ana e djathtë dhe leximi i dhikrit të gjumit.

-Urrehet që njeriu të flejë i shtrirë (përmbysë) me bark.

Përktheu: Unejs Sheme