3 mirësitë e Allahut të Lartësuar

Llojet e mirësive, si fitohen ato dhe si ruhen.

Thotë Ibnul Kajjim – Allahu e mëshiroftë:

“Mirësitë e Allahut të Lartësuar janë tri llojesh:
1. Një mirësi e arritur për të cilën robi është i vetëdijshëm.
2. Një mirësi që ai e pret dhe e shpreson.
3. Dhe një mirësi në të cilën ai gjendet por nuk e ndjen.

Kur Allahu dëshiron t’ia plotësojë mirësinë e Tij robit, e bën të njohë mirësinë prezente, dhe i jep sukses që ta falënderojë Atë për të, gjë e cila e prangos mirësinë që të mos i iki. Dhe mirësia zhduket me gjynahe dhe prangoset me falënderim.

Dhe i jep sukses që të veprojë vepra të cilat tërheqin mirësitë që ai i pret, dhe i jep shikim të mprehtë që të shohë mënyrat të cilat i pengojnë mirësitë dhe ua presin atyre rrugën, dhe i jep sukses të largohet prej tyre. Kur ja ato i vijnë atij në formën më të plotë.

Dhe e bën të njohë mirësitë në të cilat ai gjendet dhe nuk i ndjen.

Thuhet se një beduin hyri te Rashidi dhe i tha: O udhëheqësi i besimtarëve. Allahu t’i përforcoftë mirësitë në të cilat gjendesh me falënderimin të përhershëm për to! Dhe t’i realizoftë mirësitë që i shpreson, me mendim të mirë për Allahun dhe vazhdimësinë në bindje ndaj Tij! Dhe të bëftë t’i njohësh mirësitë në të cilat t’i gjendesh dhe nuk e di, që të falënderosh edhe për to.
I pëlqeu prijësit kjo dua dhe tha: Sa ndarje e mirë është kjo.”

El Feuaid (195)
Emin Bilali

Read Previous

10 gjëra të mrekullueshme qe perfiton ai njeri qe jep lemoshe.

Read Next

Allahu ka pergatitur falje dhe shperblim te madh per keta njerez