3 llojet e teuhidit qe tregon Kurani

0
222

Shejh Abdullah El-Ubejlan (Allahu e ruajttë!) thotë: Kurani tregon për tri llojet (pjesët) e teuhidit. Prej saj është dhe fjala e Allahut të Lartësuar drejtuar Musait alejhis-selam

“Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” Taha:14

Në këtë ajet sqarohet obligimi i parë për njerëzit; e ai është pohimi i adhurimit për Allahun dhe mohimin e tij (adhurimit) për çdokënd pos Tij.

E ky është ai që njihet me “Teuhidin El-Uluhijeh”, pra teuhidi i adhurimit.

Shejh Abdullah El-Ubejlan (Allahu e ruajttë!) thotë: Të tri llojet (pjesët) e teuhidit gjenden te surja En-Nas. I Madhëruari thotë: “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt) e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!” En-Nas: 1-6

Te fjala e Tij “te Zoti i njerëzve” gjendet pohimi i teuhidit Er-Rububijeh.

Te fjala e Tij “Sundimtari i njerëzve” gjendet pohimi i teuhidit El-Esmau ues-Sifat, pra teuhidi i emrave dhe atributeve.

Te fjala e Tij “i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” gjendet pohimi i teuhidit El-Uluhijeh.

Unejs Sheme